Njeriu i afërt i kryetarit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në Gjilan

Njeriu i afërt i kryetarit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në Gjilan

Metju Whitaker, njeriu i besueshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në qytetin e Gjilanit. Ai ka thënë se Amerika i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet. “Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne, Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqenie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik, bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”, ka thënë Whitaker.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …