Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt kanë përmbyllur ciklin e ligjëratave në shkolla

Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt kanë përmbyllur ciklin e ligjëratave në shkolla dhe vende tjera publike, rreth dukurisë së dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje, në kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit”, si përpjekje e ndërgjegjësimi publik karshi këtyre dukurive. Ligjëratat janë mbajtur kryesisht në shkollat e komunës së Skenderajt, ku pjesëmarrja e nxënësve ka qenë e lartë, duke dëshmuar interesimin e tyre për të marrë informata relevante nga ligjëruesit, karshi adresimit të rasteve të dhunës, çfarëdo qoftë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …