Në marrëveshjen e arritur në Bruksel, Kosova tërheq Policinë Speciale, serbët tërheqin barrikadat

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës definitivisht u largua nga pjesa veriore e Kosovës, pas 13 ditësh qëndrimi

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Kosovës pas 13 ditësh qëndrimi,  në dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinje dhe në Bërnjakë. Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë. Tërheqja e policisë së Kosovës, ka ndodhur pas largimit të barrikadave nga serbët lokalë, që e kishin bllokuar rrugën me kamionë e mjete tjera të rënda ditën kur policia ishte vendosur në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut. Sipas 3 pikave të marrëveshjes Njësitet Speciale tërhiqen pasi pjesëtarët e KFOR-it vendosen në dy pikat kufitare dhe hiqen barrikadat.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …