Njoftim dhe reagim publik me rastin e arrestimit të djeshëm të Tatjana Lazareviqit, redaktore e portalit, KoSsev

Njoftim dhe reagim publik me rastin e arrestimit të djeshëm të Tatjana Lazareviqit, redaktore e portalit, KoSsev

Në reagim publik me rastin e arrestimit të djeshëm të Tatjana Lazareviqit, redaktore e  portalit, KoSsev thuhet: E dënojmë arrestimin e djeshëm nga Policia e Kosovës të kryeredaktores të Përgjithshme të portalit KoSsev, Tatjana Lazarevic të Policisë së Kosovës, për gjoja shkelje të orarit mbi lirinë e lëvizjes.

Liria e mediave është një nga arritjet e civilizimit modern, dhe rëndësia e saj është veçanërisht e dukshme sot, kur është tejet e nevojshme të merren informacione të sakta dhe në kohë gjatë krizës globale të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Prandaj, e konsiderojmë të papranueshme që institucionet publike, përfshirë Policinë e Kosovës, të ndikojnë në parandalimin e gazetarëve nga kryerja e aktiviteteve të tyre të raportimit edh gjatë pandemisë.

Ju kujtojmë se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalimi i lëvizjes nuk vlen për gazetarët që raportojnë nga terreni për situatën për shkak të përhapjes së koronavirusit..

Ne i bëjmë thirrje Inspektoratit Policor që të përcaktojë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse në këtë rast pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shkelur autoritetin e tyre, dhe ne kërkojmë nga Prokuroria të heqë dorë nga ndjekja penale e Tatjana Lazarevic.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të insistojë në zbatimin e duhur të vendimeve të saj, dhe presim që institucionet dhe organizatat ndërkombëtare të dënojnë këtë veprim nga Policia e Kosovës.

 

Deklarata u nënshkrua nga:

 

New Social Initiative – NSI

Institute for Territorial Economic Development – InTER

Black and White World Portal

Local Initiative LINK

Gračanica Online

Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC

Communication for Social Development – CSD

Media Center Čaglavica

Center for Social Initiatives

Forum for Development and Multiethnic Cooperation -FDMC

Alternative Association

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …