CoronaVirus

Pandemia COVID-19 nuk i ka prekur të gjitha shtetet e botës

Pandemia e COVID-19 është duke përfshirë  gjithë botën, megjithatë ka akoma disa vende që mbeten të paprekura nga virusi. Që nga e enjtja, ka 19 vende ku askush nuk ka rezultuar pozitivisht ndaj virusit dhe ato janë të vendosura në Afrikë, Azinë e Lindjes së Mesme dhe Oqeaninë. Por Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë se disa prej këtyre vendeve mund të “degradohen  agresivisht” nëse virusi përhapet në disa prej tyre.

Kombet pa asnjë rast janë:

Afrika – Lesoto, Komora, Sao Tome & Principe, Malawi, Sudani i Jugut.

Azi – Turkmenistani, Koreja e Veriut, Taxhikistani, Jemeni Oqeania – Ishujt Solomon, Samoa, Palau, Tuvalu, Nauru, Kiribati, Shteti i Federuar i Mikronezisë, Vanuatu, Tonga, Ishujt Marshall.

Por ekspertët paralajmërojnë se shumë prej këtyre vendeve janë me rrezik të lartë për COVID-19. Jemeni i shkatërruar nga lufta në Lindjen e Mesme po e shqetëson OKB-në pasi konflikti pesë-vjeçar i vendit e ka lënë Jemenin me një sistem të kujdesit shëndetësor të shkatërruar dhe një popullsi të dobësuar. KB po bën thirrje gjithashtu për armëpushim në luftë, duke thënë se njerëzit duhet të luftojnë virusin duke mos luftuar më njëri-tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …