Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, njofton nxënësit e shkollave të mesme (klasat X , XI dhe XII) nga Komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, që të aplikojn për bursat e ndara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, një mundësi e shkëlqyer për mbështetje në vazhdimin e shkollimit të tyre.
Për çdo informacion shtesë ose ndihmë rreth mënyrës së aplikimit, komuna i mirëpret në:
Zyrën për Komunitete dhe Kthim – Rahovec
Kati i dytë, objekti i vjetër i komunës.
Vlera e bursës: 40 € në muaj / 400 € për një vit shkollor
Numri i përfituesve: 500 nxënës
Afati i aplikimit: 04 – 17 nëntor 2025
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Vërtetim nga shkolla për vitin 2025/2026
Dëftesa e vitit paraprak
Vërtetime për gjendjen sociale (nëse aplikohet si rast social)
Ekstrakt i lindjes / Letërnjoftim
Vetëdeklarim për përkatësi etnike
Kopje e llogarisë bankare (rrjedhëse, jo e kursimeve apo pensionale)
Ku dorëzohen aplikacionet:
Në MASHT, kati përdhesë – Zyra Nr. 9, Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë.
Për më shumë informata:
038 200 65041 / 038 200 65042
Rezultatet do të shpallen deri më 5 dhjetor 2025 në faqen e MASHT-it.