leoni

Njoftim publik lidhur me mbledhjen e shtatë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e shtatë rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit,  do të mbahet me datë 30 korrik 2021 (e premte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi Afrim Dina propozon këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi i Raportit financiar janar-qershor 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpallje qytetar nderi Qemal Minxhozi;

– Shqyrtimi i Raportit të auditimit të jashtëm të komunës së Rahovecit për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2020 si dhe

– Shqyrtimi i Raportit të DKA-së, për përfundimin e viti mësimor 2020-2021.

Këto propozim dokumente janë të publikuar në uebfaqën zyrtare të komunës së Rahovecit:

 https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/materialet-e-kuvendit/ .

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …