Brickos

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Sot në Hagë u mbajt konferenca e gjashtë statusore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Sot në Hagë, u mbajt konferenca e gjashtë statusore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, në seancën e sotme është shprehur i habitur me zvarritjet që Prokuroria po i bën rastit. “Ne shprehim shqetësimin tonë për dëshmitarët e ardhshëm shtesë për të cilët do të kërkohen masa mbrojtëse”, ka thënë ai. Ndërkohë avokati i Kadri Veselit, Niko Kaufman, ka pohuar se Prokuroria po i shkel të gjitha rregullat e përcaktuara dhe materialet e dorëzuara pas datës,  nuk duhet të pranohen. “Nuk është kjo një mënyrë e zellshme e kryerjes së punës nga ZPS-ja, kjo është mënyrë nga paniku. Zonja Losson paraqiti faktin se ka dorëzuar shumë dokumente, por s’e ka përmendur faktin që këto i ka dërguar më 30 qershor. Ju kërkojmë që t’ua bëni të qartë Prokurorisë që nëse ata i shkelin afatet, materialet që i dorëzojnë më vonë nuk do të pranohen, ka deklaruar Kaufman, duke theksuar se dëshmitarët të cilët janë përcaktuar pas afatit, nuk  duhet të lejohen në procedurë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …