Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së parë të Komitetit për Politik dhe Financa në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 16 shkurt 2022 (e mërkurë), duke filluar në ora 11:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit.

Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë rend dite:

Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec:

Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec;

Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);

Shqyrtimi i propozim vendimit për themelimin e Këshillit për fshatin Hoçë e Madhe;

Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e vendimit për formimin e komisionit për vlerësimin e performancës së kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale;

Shqyrtimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01472-3 në Zonën Kadastrale Rahovec;

Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510057-01997-10 dhe P-71510057-01997-11, zona kadastrale Rahovec;

Shqyrtimi i vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2021 në vitin 2022;

Shqyrtimi i propozim vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2022;

Shqyrtimi i propozim vendimit për subvencionimin e lindjeve për gratë–nënat banore të komunës së Rahovecit për vitin 2022;

Shqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale;

Shqyrtimi i vendimit për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillave lokale;

Raporti nga Komiteti për Komunitete për vitin 2021 dhe

Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: PANDELI MAJKO – QYTETAR NDERI I RAHOVECIT

Rahoveci, sot, kremton një ndër ditët më të gëzueshme në historinë tonë më të re, …