Premtohet bashkëpunim i mëtutjeshëm i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe shoqatave me personat me nevoja të veçanta

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Kemajl Emini, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nadire Ymeri,  gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një sërë takimesh me rëndësi për qytetin e Ferizajt. Drejtori Emini fillimisht ka takuar Komandantin e Stacionit të Policisë në Ferizajt,  Basri Shabani, me ç’rast janë njoftuar në lidhje me gjendjen aktuale si dhe bashkëpunimin që ka kjo drejtori me policinë e Ferizajt. Me këtë rast drejtori ka falënderuar komandantin Shabani, si dhe i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm.

I pari i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini, po ashtu ka takuar edhe shoqatat të cilat merre me personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj. Ai është takuar me Fazile Bungun nga shoqata “Hendifer”, me Fëllenza Burrnikun përfaqësuese e shoqatës “Syndrom Down” si dhe  Enver Kosumin nga “OPDMF”.

Drejtori Emini, të pranishmit i ka njoftuar se në bashkëpunim edhe me Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu, kanë përfituar një donacion nga organizata gjermane “ASB-Kosovo” ku bashkëfinancues do të jet edhe komuna e Ferizajt për mbështetjen e shoqatave që ofrojnë shërbime sociale për personat me nevoja të veçanta.

Gjatë këtij takimi njëkohësisht janë dëgjuar edhe kërkesat e shoqatave prezente, duke ngritur edhe shqetësimet e tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në vazhdimësi rreth ofrimit të shërbimeve sociale, që çdo herë nuk janë të mjaftueshme në mungesë të mjeteve buxhetore.

Drejtori i DSHMS-së, Kemajl Emini, të pranishmëve u premtoi se si objektiv kryesor në kuadër të politikave sociale që udhëheqin, është mbështetja e personave të familjeve në nevojë dhe njëkohësisht kjo mbështetje nuk do të mungoj edhe për OJQ që trajtojnë këtë kategori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …