RKL: Shqipëria mbron dhe i ruan shtatoren Ahmet Zogut, Kosova mbron me ligje Shtëpinë e Xhafer Devës

RKL: Shqipëria mbron dhe i ruan shtatoren Ahmet Zogut, Kosova mbron me ligje Shtëpinë e Xhafer Devës

Përpjekja për rehabilitimin e Xhafer Devës, nga ndonjë  ta quajmë historian apo ministër i Qeverisë Kurti, nuk është akt  skandaloz,  por thjesht është veprim dhe  qëndrim antikombëtar, sepse  Xhefer Deva ishte kriminel lufte, dhe me shpurën e tij vrastare ka vrarë e ka masakruar shqiptarë të pafajshëm  dhe partizanë në Shqipëri dhe jo partizanë jugosllavë. Përpjekja për rehabilitim të nazistëve të rangut të Xhafer Devës, apo edhe të Ahmet Zogut të Shqipëri, janë thjesht akte antikombëtare dhe nuk mund të arsyetohen me asnjë fakt dhe me asnjë dokument. Ishte pikërisht ambasadori gjerman në Prishtinë,  i cili reagoi me të drejtë lidhur me vendimin e Ministrisë së Kulturës, kundër renovimit  të Shtëpisë së Xhefer Devës në Mitrovicë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, kriminelit fashist,  të cilën Ministria e Kulturës e Qeverisë Kurti e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë. “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman,  duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta në lidhje me Holokaustin. Ndihem shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor protagonist i njohur, nazist famëkeq. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë, ka saktësuar me këtë rast  ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Xhafer Deva la gjurmë kriminale  në historinë shqiptare, gjatë kohës së Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare sidomos  për dy momente mjaft kriminale në periudhën e pushtimit gjerman: Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” dhe masakra e 4 shkurtit në Tiranë. Masakra e 4 shkurtit është një njollë e zezë në karrierën politike të Devës, por funksionarët e zbulimit amerikan e kanë parë atë si një person potencial kundër influencës komuniste në Ballkan. Ndaj autoritetet amerikane, me gjithë informacioni që kanë pasur mbi Devën, nuk e kanë arrestuar dhe dënuar atë në lidhje mbi aktivitetin e tij politik në dobi të nazizmit në Ballkan. Në fakt, duke parë se rreziku komunist do të ishte kërcënimi më serioz i interesave te tyre në të ardhmen, amerikanët toleruan apo angazhuan shumë elementë pro gjermanë të njohur si antikomunistë në operacione të Kundërzbulimit amerikan. Rasti më i njohur është rrjeti i zbulimit i njohur si “Shërbimi i Gjeneralit Gehlen”, një rrjet i agjenturës gjermane, e cila pas luftës u vu në shërbim të Zbulimit amerikan kundër interesave sovjetike. Mbi aktivitetin e Xhaver Devës në emigracion nuk ka shumë të dhëna deri më tani, por me sa duket edhe pse me një të kaluar pro gjermane, Xhafer Deva u la i lirë. Ai jetoi në Vjenë për një kohë të gjatë dhe më vonë u transferua në Amerikë, ku edhe vdiq.

Krimet e Xhafer Devës kundër shqiptarëve janë si ato të Ahmet Zogut, në kohën e regjimit të tij, por me disa dallime. Ahmet Zogu vrau të gjithë kundërshtarët e tij politikë por nuk masakroi popullatën civile ashtu sikur bëri Xhafer Deva,  jo vetëm në Tiranë por edhe në Shkodër dhe në shumë vende të tjera. Nuk dihet që Xhafer Deva të ketë vrarë apo pushkatuar partizanë apo çetnikë serbë.

Xhafer Deva nuk i shpëtoi hebrenjtë  por i dërgoi në Shkritoren e Trepçës, kuptohet me urdhrin e nazistëve gjermanë.

Pavarësisht se meremetimi i Shtëpisë së tij, nuk është e thënë ta shpërlajë atë edhe kombëtarisht e politikisht, duhet ditur edhe një fakt se  ndërtesa nuk mund të emërtohet ndryshe, por si Pallati i  Xhafer Devës. Nuk ka kurrfarë vlerash artitektonike kjo shtëpi, por ka një emër të shëmtuar, ashtu sikur nuk ka kurrfarë vlerash artitektonike hoteli “Union” në qendër të Prishtinës, të cilin e kishte ndërtuar Nikolla Pashiqi në vitin 1927 dhe e ka restauruar Qeveria e Kosovës, shumë vite pas luftës, me insistimin e bijve të ish komunistëve të Titos e Rankoviqit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …