Brickos

Ukrainës

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmi raketor mbi bazën ushtarake pranë qytetit Lviv

Njoftohet për shumë të vrarë e të plagosur nga sulmi raketor mbi bazën ushtarake pranë qytetit Lviv, i cili ndodhet 25 kilometra afër kufirit me Poloninë. Duke folur për pasojat e këtij sulmi, guvernatori rajonal i Lvivit, Maksym Kozytskiy ka njoftuar se forcat ruse kanë sulmuar me 30 raketa mbi bazën ushtarake pranë qytetit Lviv të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 9 civilëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Ndërkohë, gazeta “The Guardian” njofton se numri i viktimave ka arritur në 19 ndërsa numri i të plagosurve në 57. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov  ka thënë se ky është një tjetër sulm terrorist ndaj paqes dhe sigurisë afër kufirit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …