Nuredin Ibishi

Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi mendon se në pjesën veriore të vendit ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve

Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi mendon se në pjesën veriore të vendit ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve. Ai ka thënë se situata atje është e qetë ndërsa tensionet vijnë nga jashtë Kosovës. “Situata është e qetë dhe stabile në veri çdo gjë që vjen në tensionim vjen nga banda, influenca gjithësisht urdhrat e Beogradit në këtë rast presidenti serb Vuçiq i cili ka strukturat e veta ilegale edhe ekstremiste në veri. Kështu që policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë edhe AKI-në por edhe FSK-në kanë ndërmarr të gjitha masat me qëllim që situata të jetë e qetë dhe stabile duke qenë prezentë edhe në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, po njëkohësisht edhe sigurinë e kufirit po edhe trafikut” ka deklaruar Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai ka shtuar se policia ka kapacitet të bollshme që të mbaj rendin dhe qetësin publike edhe në rastin e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …