Ferat Shala: Eksperimentet e Shpendit me kryeqytetin janë të papranueshme!

Njohësit e komunikacionit kanë vlerësuar se qarkorja e kryeqytetit nuk mund të ketë sukses pa transport publik funksional

Njohësit e komunikacionit kanë vlerësuar se qarkorja e kryeqytetit nuk mund të ketë sukses pa transport publik funksional. Ata kanë thënë se ka kohë që në kryeqendrën tonë ka vështirësi në komunikacion dhe shkaku i tyre është infrastruktura. Ata kanë thënë se problemet në komunikacion mund të zgjidhen vetëm duke përmirësuar dukshëm transportin publik nëpërmjet shtimit të autobusëve dhe marrjen e masave për nxitjen dhe motivimin e qytetarëve për përdorimin sa më të madh të transportit publik në vend të veturave. Duke komentuar kritikat e shumta të qytetarëve për shkak të rrëmujës së pak ditëve më parë në Prishtinë, kryetari i saj, Përparim Rama ka shkruar se do t’i marrin për bazë dhe do t’i analizojnë të gjitha vërejtjet, kritikat dhe këshillat e drejtuara dhe do t’i vlerësojnë dhe marrin për bazë për hapat e ardshëm që do t’i marrin në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …