Në Rahovec, “Muzat e Alpeve” filluan 10 vjetorin me poezinë e poeteshave shqiptare 

Në Rahovec, “Muzat e Alpeve” filluan 10 vjetorin me poezinë e poeteshave shqiptare 

“Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,  

sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë, 

 të të quaj ty nënë, mallëngjim, dashuri e paqtë, 

Perëndeshë,heroinë, më thuaj, me cilin emër të të thërras…”. 

(Nga perpmbledhja“Perla poetike/Poetski biseri) 

Shoqata rajonale e Shkrimtatëve TUETA në bashkëorganzim më Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Rahovecit filluan aktivitetet e Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” me promovimin e përmbledhjes poetike të poeteve shqiptare dhe malazeze “Perla poetike/Poetski biseri”. Paraprakisht, Afrim Dina, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë përcolli tek të pranishmit mirëseardhjen e komunës së Rahovecit dhe të kryetarit Smajl Latifi, sepse “të vetdishëm peshës së këtij manfiestimi me shkrimtarë eminentë të rajonit, komuna e Rahovecit si një komunë me traditë kulturore, është e privilegjuar të jetë qytetit I 23-të nikoqir i këtij manifestimi”.

Shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Skkrimtarëve “TEUTA” tha në fjalën e saj se:”Teuta” është e krenare që përgjatë 10 viteve realizoi aktivitete kulturore në mbi 20 qytete të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë duke kurorëruar me Cmimin për Vepër Jetësore “TEUTA”, 9 leuareatë të denjë të letërsisë shqipe dhe malazeze,si: Jevrem Bërkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Moikom Zeqo, Nazmi Rrahmani, Zuvdija Hoxhiq Berisha, Xhavhir Spahiu Rexhep Qosja dhe nesër,tek poeti i shpirtit të thellë dhe I penës së mprehtë, Zija Çela”, për të shtuar se “TEUTA” po lë gjurmën e saj edhe në historinë e letërsisë shqipe dhe malazeze me librave të saj, 6 prej të cilëve janë botuar vetëm vetëm brënda tri viteve. “Ndërsa, me përmbledhjen “Perla poetike/Poetski biseri”të poeteve shqiptare dhe malazeze, poetet shqiptare dhe malazeze po flasin në gjuhën e njëra tjetrës, dashamirëve të poezisë po iu ofrohet rasti që të njihen me vlerat e poezisë së poeteve tona, ndërsa “TEUTA”  e privilegjuar që vargjet e tilla I bëri të flasin në një gjuhë më shumë”-tha Beqiraj.

Për redaktoren e librit “Perla poetike” prof. Dr. Shefkije Islamaj, kjo përmbeldhje poetike është një gërshet I veçantë sepse “pasuria përmbajtësore-tematike dhe motivore e këtyre poezive zbulon pasurinë e botës femërore që nuk përmbahet vetëm në përjetimet personale, intime, por edhe në përvojën e përgjithshme njerëzore, në përvojën e pasur e të larmishme të njeriut e të botëkuptimit të tij ndaj botës.Në këtë larmi ndjenjash e përvojash qëndron vlera dhe bukuria e këtyre zërave poetikë. Ndërsa, përmbledhja “Perla poetike/Poetski biseri” si një gërshet i veçantë poetik, dëshmon se edhe gjuhët e vogla derdhen në shtratin e gjerë të gjuhës së universit, në të cilin përmes gjuhës poetike përfshihen të gjitha gjuhët me gurrën e tyre amtare”.

Përderisa, akademikët Zuvdija Hoxhiq Berisha dhe Mirash Martinoviq në kritkën e tyrë vlerësojnë poetet shqiptare dhe malazeze si “bijat e pavdekshme te Minervës”, ndërsa librin “Perla poetike/Poetski biseri” si një gjetje të rëndësishme. “ Para së gjithash se ky lloj libri shfaqet për herë të parë, gjë që është një ngjarje domethënëse si në letërsinëmalazeze dhe shqipe ose anasjelltas. Sidomos, kur bëhet fjalë për depërtimet e vërteta, dhe ky është i tillë – një depërtim i vërtetë: i dashurisë, jetës dhe mirëkuptimit.Edhe pse është shkruar në brendësi dhe në kufijtë e tri vendeve, libri “Perla poetike/Poetski biseri” i lëviz kufijtë dhe hap horizonte të reja në poezi dhe në njerëz”-thonë aka.Hoxhiq Berisha dhe Martinoviq.

Shkrimtari malazez Boris Jovanoviq Kastel, autor I rreth 30 lirbave me poezi dhe ese, I deokoruar me çmime te ndryshme, i përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe I vlerësuar si një poet unik i ndjeshmërisë mesdhetare që pasuron botën, tha ndër të tjera se: “zëri I shkrimtarëve shqiptar dhe malazez është një mural lirie, dinjiteti dhe miqsie dhe unë jam I lumtur  që poezia ime mesdhetare nëpërmjet këtij manifestimit tradicional prezanton në këtë errësirë, një  flakë e cila ndricon në daljen nga labirinthi I vetëkënaqësisë ballkanike. Ndërsa, falenderoj “TEUTËN” e cila me botimin e përmbledhjes poetike të poeteve shqiptare dhe malzeze “Perla poetike/Poetski biseri”, prezanton tingullin e borive tona  në këto kohë të liga ku po vdes gjithnjë e me shumë zëri I miqsisë”.

Përderisa, artisti I shquar Xhevat Limani, nga të mbi 100 rolet e realizuara pëgjatë tri dekadave të përvojës artistike të cilat e ngritën ndër emrat prijëtarë të plejadës së yjeve të artit skenik shqiptar, erdhi me një monolog  nga poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, e cila është kurora e Teatrit Shqiptar në Amerikë e prezantuar në rreth 80 teatrove rajonale, evropiane si dhe të SHBA-së., duke përcjell edhe në Rahovec frymën e heroit kombtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Në kuadër të aktivitetit u shfaq edhe dokumetnari “10  vjet “TEUTA”.Poetët e pranishëm pasuuan programin me poezitë e tyre. Karvani I shkrimtarëve “Muzat e Alpeve” mbylli aktivitetin e ditës së parë në Rahovec me vizitë trashëgimisë kulturore. Ndërsa, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit dhe Komuna e Decanit, dita e dytë e Manfiestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” do të vazhdojë në bibliotekën e qytetit në Podgoricë, me promovimin e përmbledhjes “Perla Poetike/Poetski biseri” dhe të romanit “Sat Zooparka(Ora e zooparkut) të shkrimtarit Zija Çela, të cilit do t’i ndahet edhe Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, po në kryeqytetin e Malit te Zi, në Podgoricë.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Ushtar Shabani dhe thirrja e atdheut

(Tregim për dëshmorin e kombit, Shaban B. Avdiu, në përvjetorin e rënies) Në një natë …