Kryetari Thaçi u bëri thirrje prokurorëve që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që ka bërë UNMIK-u dhe EULEX-i

Nuk ka çmim apo kauzë që mund të cenojë partneritetin e Kosovës me Amerikën thotë kryetari, Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi ka folur rreth reagimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për taksën që e ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë. Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Amerikës nuk mund të cenohen në asnjë mënyrë. “Nuk ka çmim dhe kauzë që mund të na cenojë partneritetin e Kosovës dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund të jetë cenim i qeverisë amerikane në raport me ndonjë politik të gabuar të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi duke ju referuar vendimit të qeverisë për taksën ndaj Serbisë. Amerika na  kandihmuar që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur dhe çdo këshillë që kemi respektuar nga ana jonë që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka dalur mirë ndaj neve dhe natyrisht do të respektohet edhe kjo këshill ndoshta do të duhet edhe pak mirëpo sa ma shpejt që të mbyllet kjo aq më mirë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Klimës COP 29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të niset sot për një vizitë dy ditore në …