Nuk kanë të ndalur vrasjet e përditshme në Amerikë, 162 të shtëna masive në 15 javët e para të vitit 2023

Nuk kanë të ndalur vrasjet e përditshme në Amerikë, 162 të shtëna masive në 15 javët e para të vitit 2023

Të shtëna me armë janë shënuar ditë më parë gjatë një feste ditëlindjeje të mbushur me njerëz në një qytet të vogël rural, në Alabama, ku të paktën 4 adoleshentë kanë mbetur të vrarë ndërsa 20 të tjerë të plagosur. Hetuesit besojnë se ky krim ka ardhur si pasojë e ndonjë sherri, ndërsa po hetojnë rastin. Të shtënat në Alabama ndodhën në të njëjtën ditë kur në një park në Kentaki u qëllua në një turmë ku mbetën të vrarë dy persona dhe katër të tjerë u plagosën. Pak ditë më parë pesë persona u vranë pasi një burrë hapi zjarr në bankën e Louisville ku ai punonte ndërsa tetë të tjerë u plagosën. Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, në Amerikë ka patur 162 të shtëna masive në 15 javët e para të vitit 2023. Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …