Telekomi

Nuk votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Telekomit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik nuk ka votuar vendimin e Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”. Nënkryetari i Komisionit, Dardan Sejdiu, ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës të kësaj pike me arsyetimin se ende nuk ka përfunduar raporti hetues për Telekomin. Anëtari tjetër i komisionit Memli Krasniqi u shpreh kundër heqjes së kësaj pike nga rendi i ditës, por shtoi se nëse nuk merr pjesë deputeti Sejdiu në votim, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Komisioni me shumicë votash miratoi kërkesën e Sejdiut për heqjen nga rendi i ditës së vendimit qeveritar për privatizimin e Telekomit. Ndryshe, Komisioni për Zhvillim Ekonomik sot ka shqyrtuar dhe miratuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2018, për të cilin ka raportuar Musa Shabani, kryetar i Bordit i KPMM-së. Po ashtu, komisioni miratoi edhe Raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …