Nusret Pllana: Serbia pushtuese ka vrarë e masakruar 1432 fëmijë, e jo 1133, siç po thonë liderët e Kosovës

Nusret Pllana: Serbia pushtuese ka masakruar 1432 fëmijë, e jo 1133, shifër kjo e pasaktë që po iu referohen liderët e Kosovës

Veprimtari ndër më të zellshmit e kohës sonë, ish i burgosuri politik, folësi i parë i Radios-Kosova e Lirë, dhe anëtar i stafit, luftëtari i barrikadave të Dukagjinit, profesori universitar, publicisti dhe autori i disa librave më dëshmi për krimet makabre serbe në Kosovë, Nusret Pllana ka reaguar përmes një postimi lidhur me gjenocidin serb në Kosovë. Ai ndër të tjera e ka ngritur shqetësimin e tij për mos referimin e saktë të statistikave nga institucionet e Kosovës për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit nga okupatori serb. “Miliona dëshmi të gjenocidit serb dyshekullor mbi shqiptarët! Vetëm në periudhën e viteve 1981 – 1999, Serbia pushtuese na i vrau e masakroi 1432 fëmijë, e jo 1133, siç po thirren në këtë shifër të pasaktë liderët e Republikës së Kosovës, duke i vrarë për të dytën herë engjëjt tanë të pafajshëm, mbi gjakun e të cilëve, me vetëdije apo pa të, po shkelim çdo ditë.  Me vet faktin që ende nuk ua ngritëm OBELISKUN përballë aeroportit ndërkombëtar “ADEM JASHARI”, në Prishtinë, vazhdon të na mallkoj gjaku i tyre i njomë, që është themeli i lirisë që po e gëzojmë ne të gjallët e vdekur!”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …