Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Sali Ceka” nga Elbasani, vizitojnë Ferizajn

Paraditen e sotme, një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme Profesionale “Sali Ceka” në Elbasan bashkë me drejtues e mësimdhënës nga ky institucion, si dhe nxënës të shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj, u pritën nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani dhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, takim që u realizua në kuadër të projektit RYCO që për synim ka shkëmbimet midis shkollave të mesme të Ballkanit Perëndimor. Drejtori Llabjani dhe Dërguti, njoftuan mysafirët me mundësitë dhe potencialin arsimor, ekonomik e turistik të Ferizajt, që paraqet edhe fushë bashkëpunimi mes shkollës ekonomike në Ferizaj dhe shkollës së mesme profesionale të drejtimit të hotelerisë në Elbasan. Tutje, drejtori Llabjani vlerësoi këtë bashkëpunim si ndër të parët e të rëndësishëm për shkëmbime mes shkollave ferizajase me shkolla tjera simotra në shtete tjera, e në rastin konkret në shtetim amë. Në anën tjetër, koordinatorët e këtij projekti në Ferizaj, profesorët e shkollës ekonomike në Ferizaj, Valire Ismajli dhe Adil Rexhepi, si dhe Elona Kafexhiu e Enkeleda Bedhija nga shkolla profesionale e Elbasanit, njoftuan ecurinë dhe synimet e këtij projekti me dobi të drejtpërdrejt për nxënësit e dy shkollave. Falënderues për mirëpritjen u shprehën mysafirët të cilët gjithashtu morën konfirmimin e udhëheqjes arsimore e të zhvillimit ekonomik në nivel komunal, se do të mbështesin nisma të tilla me dobi për arsimin profesional për nxënësit ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …