Konfirmohen 920 raste të reja me virusin korona, 1.698 qytetarë shërohen ndërsa 28 të infektuar vdesin

OAK: Diskrepanca e madhe e thelluar në mes pagave në sektorin publik dhe atij privat është mosbarazi

Oda e Afarizmit të Kosovës po konsideron se diskrepanca e madhe mes pagave në sektorin publik dhe sektorit privat dita ditës po thellohet dhe po paraqet një mosbarazi edhe më të madhe për të punësuarit në këto sektore. OAK duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2020, thekson se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2020 ishte 466 euro., përderisa paga mesatare bruto në sektorin privat, për vitin 2020 ishte 380 €, paga mesatare bruto në sektorin publik ishte 624  euro, ndërsa tek ndërmarrjet publike paga mesatare bruto ishte 769  euro. Oda e Afarizmit të Kosovës si përfaqësuese e qindra bizneseve vendore, kërkon që prioritet i vendit tonë të jetë mirëqenia e tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe rritja e punësimit, e jo vetëm mirëqenia e atyre që janë të punësuar në shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Investimet ushtarake janë domosdoshmëri strategjike

Në një analizë mbi zhvillimet e sigurisë në Ballkan, njohësi i çështjeve të sigurisë, Ethem …