Brickos

OAK: KPMM-ja të kalojë nën kontrollin e Qeverisë

OAK: KPMM-ja të kalojë nën kontrollin e Qeverisë

 Shqetësimi për klimën e të bërit biznes ishte arsyeja që Oda e Afarizmit të Kosovës e udhëhequr nga Skënder Krasniqi së bashku me përfaqësuesit e bizneseve patën me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Krasniqi theksoi disa nga shqetësimet e biznesit që ka identifikuar OAK, ku ndër të cilat problem shumë të madh paraqet edhe Ligji për Miniera dhe Minerale, i cili po paraqet pengesa të shumta për bizneset e këtij sektori, andaj OAK propozon që KPMM mos të jetë dikaster i veçantë nën kuvendin e Kosovës, por të jetë te kaloj nën kontrollin e Qeverisë se Kosovës pasi që kështu do të trajtohet më mirë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi theks iu vu edhe mungesës së ofertës se të bërit biznes, ku për dallim nga vendet e rajonit që disponojnë oferta për tërheqjen e investitorëve duke ofruar qoftë tokën, zbritje dhe pushime tatimore, andaj është shumë e rëndësishme që edhe Kosova të ketë një të tillë pasi që mungesa e saj rezulton edhe në numër më të vogël të investitorëve.

Çështje të tjera që u theksuan në këtë takim ishin edhe mungesa e takimeve të rregullta të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, mungesa e investimit dhe krijimit te produkteve strategjike të cilat do të jenë të konkurueshme në tregun ndërkombëtar, mungesa e zonave industriale të pajisura me infrastrukturë, këto të cilat ndikojnë negativisht dhe rezultojnë në ngecje të zhvillimit ekonomik.

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesit nga bizneset anëtare Qumështorja Bylmeti dhe Trofta, të cilët patën rastin që të adresojnë problemet e tyre dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë nga Ministri Lluka. Bylmeti theksoi investimin shumë milionësh që është duke realizuar së bashku me investitorët holandez dhe vështirësitë që është duke hasur në realizmin e projektit të tij, ku kosto e shndërrimit të tokës nga ajo bujqësorë në ndërtimore paraqet një sfidë më vete, ndërsa përfaqësuesi nga Trofta theksoi problemin që kanë me taksën e dyfishtë të ujit dhe mënyrën e subvencionimit të peshkut.

Ministri Lluka falënderoi OAK për takimin dhe angazhimin që të vihen në pah të gjitha sfidat me të cilat përballen bizneset, duke theksuar që do të ofrojë përkrahje maksimale në çështjet të cilat janë në kompetencë të tij, dhe mbështetje në çështje të tjera që janë në të mirë të biznesit. Lluka gjithashtu theksoi se MZHE është duke biseduar për një bashkëpunim të mundshëm me Qeverinë Sllovene për një kredi disa-milionëshe e cila do të shfrytëzohet për bujqësi dhe subvencionim të fermerëve.

Ky bashkëpunim pritet të rezultojë me ndikim pozitiv në sistemimin e bujqësisë pasi që me këtë rast do të ofrohet edhe ndihmë e ekspertizë nga Qeveria Sllovene.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …