Gylen

Obama dhe Erdogan kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Gylenit në Turqi

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zyrtarisht se kryetari i Turqisë, Erdoğan dhe kryetari  amerikan Obama kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit, liderit të organizatës FETO. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, njoftoi se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës ka arritur tek autoritetet amerikane dhe se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese. Ai në konferencën ditore bëri vlerësime në lidhje me tentativën e pasuksesshme të FETO-s për grusht shteti dhe kërkesën për ekstradiminin e liderit të FETO-s, Fethullah Gulen.

Earnest bëri të ditur se dokumentet në lidhje me ekstradimin nga ana e qeverisë së Turqisë sot në orët e mëngjesin kanë arritur tek ata dhe se Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë kanë filluar të shqyrtojnë kërkesën. Aplikimi do të shqyrtohet në mënyrë të ndjeshme sipas pikave të marrëveshjes mes dy vendeve për ekstradim dhe ligjet e SHBA-ve. Amerikan nuk i përkrah terroristët, nuk i përkrah njerëzit që bëjnë komplot për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli. Ne, edhe me këtë rast  do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktuara në marrëveshjen për ekstradim”, u shpreh Earnest.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …