Obama: Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm i Amerikës. Unë dua t’ju falënderoj për çfarë ju keni bërë

Obama: Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm i Amerikës. Unë dua t’ju falënderoj për çfarë ju keni bërë

Gjatë takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me kryetarin e Amerikës, Barack Obama, u fol për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mirë e miqësore mes dy vendeve, sidomos në procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon. Zyra e shtypit e Qeverisë së Shqipërisë ka bërë të ditur detaje bisedimit në Shtëpinë e Bardhë ku kryeministri Ramë u prit nga Kryetari Barak Obama dhe zëvendëspresidenti Xhoe Bajden. “Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falënderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh presidenti Obama. Kryeministri Rama falënderoi kryetarin amerikan,  Barak Obama, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane. “Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka Amerika ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të Shteteve t[ Bashkua, ka nënvizuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …