Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK: 350 mësimdhënës marrin vetëm pensionet e pleqërisë 75 euro

Pagesat për kontribut në mësimdhënie gjatë viteve 1990-1999 do t’i marrin ata mësimdhënës që në vend të pensionit të plotë kanë marrë atë të pleqërisë, si pasojë e mosarritjes së kushtit që deri më 1 janar 1990 të kenë 15 vjet përvojë pune. Prej këtij vendimi qeveritar të gjithë punëtorët në arsim do të jenë të barabartë dhe pensioni i tyre do të fillojë nga baza 150 euro. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës llogarit se këtë të drejtë do ta fitojnë aktualisht 350 mësimdhënës që deri tash morën pension prej 75 eurove, dhe jo 150 euro, si pension i plotë. Formulari për aplikim është shpërndarë nëpër DKA-të ku po merret dhe po plotësohet nga mësimdhënësit e dëmtuar. Sipas vendimit mësimdhënësi që ka punuar 8 vjet, dikush 2 vjet, dikush 3 vjet, do t’i kalkulohet përvoja e punës e secilit në përvojën totale, dhe nëse arrihen 15 vjet atëherë ai mësimdhënës kalon në pension kontributdhënës dhe e ka bazën 158 euro, pastaj varësisht nga kualifikimi shkollor që mund të ketë, vazhdon edhe  përshkallëzimi.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …