Brickos

Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

OBSH: Koronavirusi mund të shpërndahet anekënd botës

Organizata botërore e shëndetësisë e ka ngritur nivelin e rrezikut nga koronavirusi në “shumë të lartë” dhe ka paralajmëruar se ky virus mund të përhapet anekënd botës. Zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë thënë se numri i vendeve në të cilat po evidentohet pacientët e infektuar me këtë virus sa vjen e po rritet. Një rast i tillë është evidentuar edhe në Afrikën Nën-Sahariane, në Nigeri. Koronavirusi u bë shkas për ndalimin e hyrjeve në Mekë e Medina. Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës. Rastet e para atje u shfaqën dhjetorin e vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar. Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur.Numri më i madh i rasteve është në Kinë, ndërsa pas saj vijnë Koreja e Jugut, Japonia, Italia, Irani, Singapori e shtete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …