leoni

O’Connell: Injoroni ata që përpiqen ta fitojnë pushtetin duke ju ndarë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell i ka porositur qytetarët e vendit tonë që t’i injorojnë ata që përpiqen ta fitojnë pushtetin duke ju ndarë. Ai ka shkruar edhe për zgjedhjet e parakohshme dhe ka shkruar se nuk do të jetë ai por populli i Kosovës që do të përballet me pasojat e këtyre zgjedhjeve. “Votoni për këdo që mendoni se ka vizionin më të mirë për Kosovën, dhe do ta udhëheqë Kosovën më së miri. Zgjedhja është e juaja dhe ju mundeni, duheni, përdoreni lirisht. Ju jetoni në një demokraci; përfaqësuesit dhe udhëheqësit tuaj do t’ju përgjigjen vetëm nëse prej tyre kërkoni llogaridhënie. Kjo është njësoj në çdo demokraci. Ambasadori britanik në largim, Ruairí O’Connell ka deklaruar se sa më e fortë të jetë Kosova aq më e sigurt është Britania. O`Connel ka porosituar qytetarët e vendit tonë që ta marrin fatin në duar të veta se kah dëshirojnë t`i japin udhë vendit sepse është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vet dhe për luftimin e krimit të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …