Ruairi O’Connell: Nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë, sikur thotë ministrja, Dhurata Hoxha

O’Connell: Takimi i 29 prill ndihmon shtyrjen e procesit tutje por nuk duhet të kuptohet ndryshe

Tradita e takimit të liderëve të Ballkanit Perendimor që do të mbahet me 29 prill, kësaj radhe në fokus e ka Kosovën dhe Serbinë. Ky takim i thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Francez, Emanuel Macron pritet të jetë ndrysheEdhe pse në opinion është krijuar përshtypja se nga ky takim do të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo sipas ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, nuk qëndron. Ambasadori O’Connell, të enjten për Nobel Press, ka deklaruar se nga takimi i thirrrur nga Merkel dhe Macron nuk pret ndonjë marrëveshje. Edhe pse nikoqirë të këtij takimi janë Franca dhe Gjermanija, O’Connell thotë se vendi të cilin ai përfaqëson vazhdon të jetë plotësisht i përfshirë në këtë proces. Për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairí O’Conell ky takim do të ndihmoj në shtyrjen e procesit tutje për Kosovën dhe Serbinë por kjo nuk duhet asesi të kuptohet si ndryshim apo devijim i strategjisë që kanë këto shtete karshi këtyre të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …