Brickos

OEA

Oda Amerikane thotë se rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë papunësinë te të rinjtë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur qëndrimin se paga minimale në vend duhet të jetë reflektim i parametrave ekonomikë në vend dhe se s’duhet të ndryshohet pa marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat. Sipas OEAK-së, “rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë edhe më shumë papunësinë në mesin e të rinjve si dhe punëtorëve me shkathtësi më të ulëta, që zakonisht bëjnë pjesë në grupin e përfituesve të pagës minimale, ndërsa sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova ka një normë të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve me mbi 55%”. Ky reagim i OEAK-së vjen pas thirrjeve të reja partive politike për rritje të pagës minimale edhe në sektorin privat.

“Oda Amerikane beson se fuqia e lirë punëtore është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte”, thuhet në njoftim. Kjo odë ka bërë thirrje drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë që të shmangin vendimet “që mund të nxisin përkeqësimin e indikatorëve të tillë me çdo kusht, pavarësisht përfitimeve afatshkurtra”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …