OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës respekton kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditëve të fundit ka pranuar një numër të madh të ankesave nga bizneset e Komunës së Gjakovës, lidhur me “Rregulloren për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe ojq-ve në komunën e Gjakovës” dhe kërkon që kjo rregullore të mos jetë funksionale gjatë periudhës së festave të këtij viti të ri.

Sipas Nenit 14, paragrafi 14.1 të Rregullores për orarin e punës së veprimtarive afariste dhe ojq-ve në komunën e Gjakovës “Të gjitha veprimtaritë afariste të parapara me këtë Rregullore nuk punojnë gjatë festave zyrtare të Republikës së Kosovës” dhe paragrafi 14.2 “Përjashtim nga paragrafi paraprak kanë veprimtarit hoteliere, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, veprimtarit shëndetësore, pikat e shitjes së karburantit dhe subjektet afariste me veprimtari të veçanta për të cilat merret pëlqimi paraprak nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.”. Neni 18 për Dispozitat Ndëshkuese, specifikohen masat ndëshkuese  në rast të mos respektimit të kësaj rregullore.

Nisur nga fakti që ky vendim është në nivel lokal dhe si i tillë ekziston vetëm në Komunën e Gjakovës, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të lejohet të punohet në baza vullnetare.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që kjo rregullore të shfuqizohet deri në momentin që të kaloj në nivel qendror, pasi që bizneset mund të mos kenë qenë të njoftuara, ose janë njoftuar me vonesë. Një vendim i tillë konsiderohet se do të dëmtoj edhe konsumatorët e Komunës së Gjakovës, sepse i kufizon mundësitë e arritjes deri tek produktet ose shërbimet që ata i dëshirojnë gjatë periudhave të festave.

Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpret një vendim të tillë në nivel qëndror dhe me informim paraprak të të gjitha bizneseve dhe qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti i Mjekëve pa Kufij, konsideron se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, kundër tërë popullatës, pa dallim

Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku deri tani ka vrarë 34 mijë e 454 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë

Të paktën 66 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 138 të tjerë janë plagosur gjatë …