Oficeri i FSK-së, Bajram Geci, e përfundon me sukses kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Britanisë së Madhe

Oficeri i FSK-së, Bajram Geci, e përfundon me sukses kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Britanisë së Madhe

Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci, ka përfunduar kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Britanisë së Madhe në shkollën prestigjioze të Luftës së Këmbësorisë. Lajmin e ka bërë  me dije Ambasada e Britanisë  në Kosovë, e cila ka thënë se Geci ka kryer me sukses një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike. Kursi i Betejës së Komandantëve të Togut, përqendrohet në prodhimin e Komandantëve të Togës të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ky kurs përfundon menjëherë pas komisionimit nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst. “Fundi i prillit shënoi një arritje tjetër të dukshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Togeri Bajram Geci përfundoi me sukses një nga kurset më sfiduese në ushtrinë britanike, kursin e Betejës së Komandantit të Togut. Ky kurs përqendrohet në prodhimin e komandantëve të rinj të këmbësorisë të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ne i urojmë Lt. Gecit suksesin më të mirë dhe të madh në karrierën e tij të ardhshme”, ka njoftuar Ambasada e Britanisë

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …