OKB-ja

OKB-ja ka bërë thirrje sot për një armëpushim urgjent humanitar, në Halep të Sirisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje sot për një armëpushim urgjent humanitar, në Halep të Sirisë, në të cilin, konsiderohet se dy milionë banorë janë lënë pa qasje në ujë të pijshëm dhe në  rrymë elektrike pas sulmeve të forcave assadiste dhe ruse që goditën infrastrukturën civile javën që shkoi. OKB është tejet e shqetësuar se pasojat do të jenë shumë serioze për miliona civilë, nëse rrjeti i rrymës dhe ujit nuk riparohet menjëherë, kështu kanë thënë në një komunikatë, koordinatori humanitar dhe rezident i OKB-së për Sirinë, Jakup El Hillu, dhe koordinatori humanitar rajonal i OKB-së për krizën në Siri, Kevin Kennedi, raporton Rojters. Ndërkohë, UNIFEC ka paralajmëruar për rrezikun që u kanoset fëmijëve në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …