Oliver Varhelyi: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave por nuk po mund t'i bindim shtetet anëtare

Oliver Varhelyi: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave por nuk po mund t’i bindim shtetet anëtare

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave në vitin 2018, por, ai thotë se problemi qëndron tek vendet anëtare dhe vota e tyre, për të cilën Komisioneri Verhelyi tha se janë duke bërë përpjekje për t’i bindur ato. “Po e shoh që kjo nuk është vetëm e rëndësishme për publikun por edhe emocionale. Unë po ju them që ‘po’ kushtet janë përmbushur. Ne do t’i bindim shtete anëtarë por kjo nuk është punë e lehtë, por për t’i bindur shtete anëtarë duhet të dëshmojë më rezultate në teren dhe nuk do të ketë abuzime pas liberalizimit të vizave që të mos ketë kërkesa për azil apo rritje të krimit të organizuar”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas përfundimit të seancës së radhës në Kuvendin …