leoni

Operatori i Sistemit të Transmisionit është në pritje që Serbia t’i zbatojë pikat e Marrëveshjes për Energjinë

Operatori i Sistemit të Transmisionit është në pritje që Serbia t’i zbatojë pikat e Marrëveshjes për Energjinë

Operatori i Sistemit të  Transmisionit dhe Tregut është në pritje që Serbia t’i zbatojë pikat e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, “Elektroseveri” është dashur t’ua sigurojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit për konsumatorët, por një gjë të tillë ende nuk e ka bërë. Ndërsa, brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, “Elektroseveri” është dashur t’i nënshkruajë teknikalitetet e nevojshme të marrëveshjes me KOSTT-in, por as kjo pikë nuk është zbatuar nga ana e tyre. Marrëveshjet janë nënshkruar nga ana e KOSTT-it dhe janë dërguar për nënshkrim te “Elektroseveri” në afatin e paraparë sipas udhërrëfyesit, por marrëveshjet e nënshkruara nga ana e KOSTT-it në përputhje me format standarde të aprovuara nga ZRRE-je, ende nuk i kemi pranuar të nënshkruara nga ana e “Elektroseverit”. Në KOSTT nuk ka informatë zyrtare nëse Elektrosever ka aplikuar për t’u pajisur me kodin e identifikimit të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …