Konfindustria: Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të marrin masa ndaj Serbisë për shkak të linjës energjetike

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës ka alarmuar për humbjet në veri të Kosovës

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka alarmuar për humbjet në veri të Kosovës. Sipas kësaj letre të cilën e ka siguruar gazeta “Epoka e re”, mbi 23.6 milionë euro është kostoja e pambuluar e furnizimit me energji elektrike në katër komunat në veri të Kosovës. Energjia elektrike e konsumuar në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës ka vazhduar të tërhiqet nga rrjeti i Evropës kontinentale, duke i pamundësuar KOSTT-it kryerjen e detyrimit për balancimin e sistemit sipas Marrëveshjes se Kyçjes  dhe ligjeve në fuqi. Aktualisht KOSTT në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes është duke operuar si zone rregulluese e pavarur. Në të ardhmen aspiron anëtarësimin e plotë në ENTSO-E, e cila në vazhdimësi monitoron përmbushjen e kushteve teknike, obligimeve dhe detyrime kontraktuale. Deri më tani, kostoja e pambuluar e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës përmes devijimeve për periudhën dhjetor 2022 – korrik 2023 ka arritur në vlerën rreth  24  milionë euro, pa përfshirë përllogaritjen e interesave nga JAO”, është thënë në letrën e KOSTT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …