PDK, LDK dhe AAK, kanë refuzuar të votojnë shmangiet procedurale për Projektligjin për Energjinë Elektrike, duke i dhënë sinjal të qartë shumicës se mbështetja politike ka marrë fund. Deputetja i LDK-së, Janina Ymeri, deklaroi se opozita nuk do të sillet verbërisht sipas kërkesave të pushtetit. “Nuk jemi krejt Vukvendosje”, tha ai, duke shtuar se projektligji përmban elemente problematike që, sipas tij, prekin sigurinë juridike dhe kombëtare, veçanërisht në raport me KOSTT. Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se tashmë qëndrimi i opozitës është edhe politik, jo vetëm përmbajtësor. Ai theksoi se opozita kishte treguar pjekuri për marrëveshjet ndërkombëtare urgjente, por tani situata ka ndryshuar. Sipas Tahirit, grupi parlamentar i VV-së nuk duhet të sjellë më asnjë kërkesë për shmangie procedurale, sepse opozita nuk do ta mbështesë më asnjë të tillë. “Ne si opozitë tash detyrohemi të kemi edhe qëndrim politik. Nuk do të miratojmë asnjë shmangie të asnjë ligji, sepse e dimë qëllimin”, deklaroi ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
