Opozita nuk lëshon pe nga kërkesat e saj

Krerët e opozitës kanë bërë me
dije se nuk do të tërhiqen nga veprimet e tyre deri në shfuqizimin e marrëveshjeve
dhe lirimin e deputetëve opozitarë. Në takimin e sotëm me kryetaren e Republikës
së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i AAK-së,
Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, i paraqitën kërkesat e tyre me
shkrim. “Nuk tërhiqemi nga bllokada pa anulimin e marrëveshjeve dhe lirimin e
deputetëve. Nuk do të ketë Kuvend për të debatuar tema tjera, pa anulimin e
këtyre marrëveshjeve. Tash e kemi edhe mbështetjen e qytetarëve me protesta të fuqishme
që marrëveshjet nuk kalojnë”, ishte qëndrimi i përbashkët i opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …