Asociacioni Serb në Kosovë

Opozita refuzon ftesën e kryeministrit, Isa Mustafa, për të marrë pjesë në procesin e formimit të AKS-së

Vetëvendosja,  AAK-ja  dhe Nisma nuk përkrahin ftesën  e kryeministrit, Isa Mustafa, për të marrë pjesë në procesin e  formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës. AAK-ja konsideron se më këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta dhe se nuk mund të korrigjohen gabimet e bëra me hartimin e një statuti. Edhe partia tjetër opozitare Nisma për Kosovën ka kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga dy marrëveshjet e bëra për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi dhe të jep dorëheqje. Vetëvendosja qysh prej fillimit ka kundërshtuar themelimin e këtij Asociacioni, i cili sipas marrëveshjes së Brukselit do të ketë kompetenca krejtësisht të pavarura nga Shteti i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …