ORA E PRITJES: KOSOVA PO PRET – SKENDERAJ PO PRET

Komuna e Skenderajt fton qytetarët që të enjtën në mbrëmje nga ora 20:30, bashkë me drejtuesit e platformës “Liria ka emër” të bashkohen në Sheshin “Adem Jashari”, për të nisur së bashku numërimin mbrapsht të ditëve dhe orëve të kthimit në Kosovë të kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Le të jemi të gjithë së bashku, me dinjitet, respekt dhe krenari, në këtë moment të veçantë.

ORA E PRITJES: KOSOVA PO PRET – SKENDERAJ PO PRET

Sonte, ora 20:30

Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj

Mirë se vini! thuhet në ftesën e Komunës së Skenderajt

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e katërt për vitin 2026

Sot, në sallën e kuvendit, me fillim në orën 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës …