Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ashpërsuar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për uzurpim të pozitës së kryeministrit dhe shkelje të rendit kushtetues. Hoxhaj këto deklarata i bëri gjatë protestës së mbajtur para Qeverisë së Kosovës, ku tha se institucioni që aktualisht udhëhiqet nga Kurti nuk gëzon legjitimitet. Sipas tij, Kurti, pas marrjes së mandatit si deputet, nuk mund të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kryeministrit në rrethanat aktuale. “Qeveria nuk është legjitime. Ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet uzurpator. Ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”, deklaroi Hoxhaj. Deputeti i PDK-së tha se partia e tij dhe mbështetësit e saj do të vazhdojnë të kundërshtojnë situatën aktuale institucionale, duke paralajmëruar veprime për t’i dhënë fund, siç e përshkroi ai, “uzurpimit” të institucioneve. Deklaratat e Hoxhajt vijnë në një periudhë të tensionuar politike, kur institucionet e Kosovës përballen me mosmarrëveshje rreth konstituimit dhe funksionimit të tyre.
epa05597570 Enver Hoxhaj, Foreign Minister of Republic of Kosovo gestures during an interview with EFE in Pristina, Kosovo, 21 October 2016. The Foreign Minister Hoxhaj was speaking about international issues and diplomacy relations with Spain, EU and Vatican. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
