Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, nesër vjen për vizitë zyrtare, dyditore, në Kosovë

Organet e sigurisë kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në pritje të vizitës së nënpresidentit të SHBA-ve, Joe Biden

Organet e rendit kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme për krijimin e një sigurie sa më të madhe për nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Forca të shtuara të policisë po vërehen rreth e qark hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë nënpresidenti amerikan, Joe Biden. Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë, forcat e rendit kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët afër këtij hoteli si dhe kanë kërkuar nga banorët e zonës përreth që t’i rrallojnë lëvizjet dhe të mbajnë mbyllur dritaret e banesave të tyre. Krahas forcave tona të rendit vërehen edhe pjesëtar të sigurimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …