Organizata “Spitex Kosova” dhuron 13.000 maska për Komunën e Vitisë

Drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës “Spitex Kosova”, të cilët kanë dhuruar një donacion prej 13.000 maskash për këtë komunë. Në kuadër të këtij donacioni fokusi kryesor janë shkollat, prandaj të gjitha shkollave do tu shpërndahen maska në bazë të numrit te nxënësve dhe personelit arsimor.

Gjithashtu, maska janë dhuruar edhe për personelin e QKMF-së në Viti dhe për administratën komunale.

Përndryshe, kjo organizatë ka dhuruar edhe në fillim të pandemisë një sasi të maskave, për çka sot drejtori Aliu ja dha një falënderim në emër të kryetarit të komunës, Sokol Haliti kësaj organizatë që e pranoj znj. Rrezartë Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …