OSBE i bënë thirrje shteteve që t'i mbështesnin mediat në vështirësi financiare prej pandemisë së krijuar nga COVID-19

OSBE i bënë thirrje shteteve që t’i mbështesnin mediat në vështirësi financiare së krijuar prej pandemisë

Në një kohë kur bota po përballet me një pandemi globale dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpi duke pritur nga televizori apo edhe smartphone-i i tyre për informacionet, nevoja për të pasur media të lirë është akoma më jetike dhe vendimtare se kurrë më parë. Këtë mesazh përcolli dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Ai u shpreh se media e lirë është i vetmi burim i besueshëm ku merret informacioni dhe po ashtu, media luan rol kyç në luftën kundër përhapjes së informacioneve të rreme, që janë po aq të dëmshme sa dhe vetë virusi. Desir u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së t’i lënë gazetarët të punojnë pa frikë apo favorizime dhe të mbështesin mediat që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Përfaqësuesi i OSBE për mediat, shprehet se liria e medias është shtyllë e demokracisë sonë dhe se rrjedha e lirë e informimit është nevojë jetike për të gjithë qytetarët.  

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …