Osman Osmani: Shqiptarët si të pa qenë?!

Në një artikull kryesor mbi Bullgarinë, autori Laurent Geslin në të mirënjohurën “Le Monde diplomatique“ të datës 13.12 2013, një pjesë prej 143 rreshtave ia kushton ekskluzivisht edhe „vendit vëlla“ të saj Maqedonisë. I tërë artikullin anashkalon faktin se në ketë krijesë të quajtur Maqedoni jetojnë shumica tjetër dërmuese shqiptare, e cila në asnjë rast dhe me asnjë fjalë të vetme nuk përmendet. E njëjta edhe sa i përket respektimin e Marrëveshjen së Ohrit, të cilës i atribuohen garanci ndërkombëtare.

 

Shkrimi në fjalë kryesisht i përshkruan angazhimet për “mbrojtjen e të gjithë bullgarëve, edhe të atyre që jetojnë jashtë Bullgarisë, …” të partisë VMPO-BDN si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoni. Parti kjo e djathtë ekskluzive nacionaliste, e cila e konsideron veten si pasardhëse të komitëve, të cilët në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të atij të 20-të luftonin kundër ushtarëve osmanë dhe kërkonin “ribashkimin e të gjitha viseve Bullgare”.

Më tej gazetari përshkruan se si pas luftërave ballkanike të vitit 1912 dhe 1913 territori i cili deri atëherë i takonte Perandorisë osmane, e të cilin territor gjeografët perëndimor të shekullit të 19-të e quanin “Makedoni”, e cila përfshinte një territor shumë më të madh se sa Maqedonia e sotme, më pas me Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913 u nda mes Serbisë (40% e territorit “Maqedonia e Vardarit”), Greqisë (50% “Maqedonia e Egjeut”) dhe Bullgarisë (10% “Maqedonia e Pirinit”).

 

Më pas gazetari trajton fenomenin e përhapur të marrjes së shtetësisë bullgare nga qytetarët e Maqedonisë. Në përmbyllje të artikullit autori thekson se për tu pranuar në BE. Maqedonia duhet të përmbyllë konfliktet me fqinjët. Kjo para së gjithash, thekson autori, ka të bëjë me grindjen mbi emrin me Greqinë. Mirëpo Shkupi do të duhet të zgjidh edhe mosmarrëveshjet mbi identitetin kombëtar me Sofinë. Për më shumë shih edhe vegën vijuese: http://www.monde-diplomatique.de/pm/2013/12/13.mondeText1.artikel,a0010.idx,12

 

Ky shkrim dhe lajmi i datës së 27 dhjetorit mbi promovimin e rikonstruksionit të pikës doganore të Bllacës më dha shkas të reagoj përmes këtij shkrimi. Në bazë të Kushtetutës të Maqedonisë dhe Marrëveshjes së Ohrit të 13 gushtit 2001, përdorimi i dygjuhësisë është i detyrueshëm në shkrimet publike dhe kudo, për të gjithë shtetasit e Maqedonisë. Pra, edhe pse Shqipja është gjuhë zyrtare e administratës në Maqedoni, ajo nuk është shkruar në tabelat e pikës së re doganore në kufirin e shtetit të Maqedonisë me Kosovën, në Bllacë, e cila ndan në te dyja anët shumicën shqiptare. Sa i përket rastit të pikës doganore të Bllacës, ajo nuk u përcjell me asnjë reagim konkret as të qeverive dhe institucioneve tjera të Shqipërisë e Kosovës, e sa të partive politike shqiptare të Maqedonisë. Gjithashtu deri më tani nuk pati ndonjë reagim të zyrtarëve të BE-së, SHBA-ve apo Organizatave të OKB-së që janë përgjegjës për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të popujve.

 

Kjo më dha shkas të shkruaj dhe ti drejtohem me një apel bashkëkombësve të mi shqiptarëve jo vetëm nga Maqedonia, që jetojnë e punojnë në Zvicër dhe në vendet e BE-së, që të angazhohen për të ndriçuar para popujve dhe vendeve ku jetojnë realitetin jetësor jo edhe aq të mirë në vendet amë.

 

Vetëm në Zvicër deri para 5 viteve zyrtarisht jetonin rreth 60’000 qytetarë shqiptar nga Maqedonia. Theksimet identifikuese të tyre mjerisht nuk janë thjeshtë shqiptare, por janë të (vet)reklamuara dhe praktikuara kryesisht si maqedonase dhe muslimane. Bashkë me shumicën dërrmuese të bashkëkombësve të tyre nga Kosova qendrore dhe ajo lindore – bile në Zvicër – ka kohë që kanë heq dorë nga mënyra e organizimit nëpër shoqata e asociacione unike emancipuese kombëtare, si ato atdhetare, kulturore-artistike, arsimore, integruese, shoqërore e politike, por rishtas kryesisht meshkujt frekuentojnë numerikisht të ashtuquajturat “xhami-klube” të mbështetura nga “bashkësitë islame”.

 

Bashkëkombësit tanë në Zvicër, jo vetëm nga Maqedonia, për mendimin tim, përpos kultivimit të fesë që ata mund të adhurojnë, duhet të mos lejojnë instrumentalizimin e tyre si transmetues e transferues me apo pa vetëdije të traditave dhe objekteve të kulteve orientale në vendet nikoqire, por të përpiqen më shumë dhe më aktivisht që të përfitonin nga shoqëria e zhvilluar zvicerane dhe bashkë me institucionet e dy vendeve, përpos transferimit të përvojave dhe mësimeve të reja të zëna nga lëmi të ndryshme jetësore, ndër të tjera të shfrytëzojnë edhe modelin zviceran të bashkëjetesës dhe shumë-gjuhësisë, që përmes projekte praktike të realizojnë institucionalizimin e të drejtave të tyre njerëzore e kombëtare gjithandej. Kështu pos tjerash do të kontribuonin që edhe gjeneratat e tyre pasardhëse të kanë një perspektivë më të mirë arsimore, profesionale dhe jetësore si në diasporë ashtu edhe në mëmëdhe.

 

Bernë, 30 dhjetor 2013

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …