Kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Vjosa Osmani

Osmani: LDK-ja e hapur për bisedime me LV-në, AAK-në dhe Nismën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo parti është e hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje!, AAK-në dhe Nismën për Kosovën për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. “Kemi zhvilluar një takim inicial me grupin parlamentar të LDK-së ku unanimisht është vendosur që nuk do të ketë koalicion me PDK-në apo me PAN-in. Po ashtu, është thënë se LDK-ja do të jetë e hapur për të diskutuar me Vetëvendosjen, por edhe me AAK-në dhe Nismën, në qoftë se ato shkëputen nga PDK-ja”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …