Osmani: NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës

Gjatë një interviste për mediet turke, kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës. Pas vizitave dhe takimeve atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin TRT, ku ka folur për nevojën e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO. “NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë” është cituar të ketë thënë kryetarja Vjosa Osmani, e cila është duke qëndruar në Turqi me ftesë të presidentit të këtij shteti, Rexhep Taip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese dhe politike

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …