OVL-UÇK, dega në Kaçanik, sot shënon 19 vjetorin e Betejës së 8 marsit të vitit 1999 në fshatin Ivajë, të kësaj ane dhe rënies heroike të dëshmorëve: Osman Luma, Qani Luma, Raif Koraqi dhe Murat Lika. OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale dhe Shkollën “Dituria” në Ivajë organizon “Orë Përkujtimore” në vendin e rënies së dëshmorëve në Ivajë duke filluar në orën 11:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
