OVL-UÇK: Drejtësia e 2012-s ,vulosi të vërtetën e luftës sonë,e njëjta ditë do të vijë për të gjithë komandantët

Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza.
Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.
Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese.
Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt.
Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …