OVL-UÇK

OVL e UÇK-së ua dorëzon pa hezitim kopjen e vetme hetuesve të Gjykatës Speciale dhe jo Prokurorisë së Kosovës

Hetuesit e Gjykatës Speciale të cilët kanë shkuar në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, për të marrë një kopje të dosjeve që një person i panjohur e la dje në  zyrat  e veteranëve, kanë kryer punë. Kanë ardhur hetues të Gjykatës Speciale, e kanë kërkuar një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhur dje, një kopje që kemi pasur për t ia dhënë Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë nënkryetari,  Faton Klinaku. Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Husni Gucati, ka thënë të hënën për mediet në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.  “Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …