Ramush Haradinaj: Mbështetja e mocionit i propozuar nga AAK është rruga e vetme për dalje nga kjo situatë

Ramush Haradinaj: Disa gazetarë që kanë raportuar nga Uashingtoni janë zagarë dhe mercenarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një emisioni të  debatit i ka kritikuar disa gazetarë,  të cilët, me të drejtë  i ka  quajtur zagarë, sidomos ata që kanë raportuar nga Uashingtoni, duke thënë se shumë prej tyre janë mercenarë që “me një kaçik të sulmojnë”. “Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë,  m’ i kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë. Zagarë janë shumë gazetarë mercenarë. Ata menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve të tillë,  në Kosovë,  që kanë shkuar atje. Gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, veprën e tyre e  shprehin në statuse…Ramush Haradinaj dhe disa politikanë me prejardhje nga lufta e UÇK-së, vazhdimisht bien pre e jugo-gazetarëve mercenarë, të cilët bëjnë punën e Serbisë në Kosovë, por ata merakosen  e sikletosen vetëm kur vihen vetë në shënjestër, sikur Ramush Haradinaj në ditët e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …